Policia izraelite mbylli zonën përreth Ambasadës së SHBA-së në Tel Aviv sot pasi një “objekt i dyshimtë” u gjet aty pranë.

Në një deklaratë të policisë thuhet se objekti u gjet i ngjitur në një makinë të parkuar pranë Ambasadës së SHBA-së në rrugën Yarkon në Tel Aviv.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar natyrën e objektit.

Sipas policisë, pas ngjarjes mund të qëndrojnë motive kriminale.

Nuk ka pasur ende asnjë koment nga Ambasada e SHBA-së mbi lajmin./aa