Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidenti i Republikës Sërbska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës Turke, takimi u zhvillua në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya.

Presidenti Erdoğan tha se Türkiye i kushton rëndësi të madhe integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Bosnje e Hercegovinës dhe beson se e vetmja zgjidhje për të gjitha problemet është dialogu.

Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Komunikimeve, Fahrettin Altun, si dhe Akif Çağatay Kılıç, këshilltari kryesor i presidentit./aa