Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka deklaruar se bota islame, jugu global dhe individët e ndërgjegjshëm në Perëndim mbështesin Gazën, ndërsa “autorët e masakrës e shpërfillin këtë protestë”.

“Bota islame e mbështesin, jugu global dhe individët e ndërgjegjshëm në Perëndim e mbështesin, megjithatë autorët e masakrës mbeten të verbër dhe të shurdhër ndaj kësaj proteste”, tha Fidan gjatë një fjalimi në Forumin e Diplomacisë në Antalya.

“Ne jemi duke parë se individët e nderuar në Perëndim nuk janë më indiferentë ndaj kësaj mizorie në Gaza”, shtoi Fidan.

Ministri turk po ashtu tha se vetë flijimi i një ushtari amerikan për shkak se ai nuk mund ta përballonte bashkëpunimin në masakrën e Gazës ishte një shenjë e krizës së legjitimitetit të sistemit ndërkombëtar./aa