Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, duke përmendur konfliktet në Siri, Jemen, Libi dhe Ukrainë, ka deklaruar se kriza e Gazës është një dëshmi e rënies së rendit aktual global.
Duke folur në Forumin e Diplomacisë në Antalya, presidenti ErdoÄŸan tha se shekulli aktual është kthyer në një epokë krizash pasi rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ka humbur kuptimin, duke u bërë "jo më shumë se slogan".
"Sistemi aktual ndërkombëtar, pa koncepte themelore si solidariteti, drejtësia dhe besimi, nuk mund të përmbushë as përgjegjësitë e tij minimale", tha ErdoÄŸan në fjalën e tij para të pranishmëve.
Pas ofensivës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, ku deri më tani janë vrarë mbi 30 mijë palestinezë, presidenti turk tha se fuqitë perëndimore që kanë qenë të pakushtëzuara në mbështetjen e tyre për Tel Avivin janë "bashkëpunëtorë në gjakderdhje me politikat e tyre hipokrite".
"Ajo që po ndodh në Gaza nuk është një konflikt, por është përpjekje për gjenocid, sepse edhe luftëtarët kanë rregullat e tyre. Po flas për shënjestrimin e pabesë, të pandershëm dhe barbar që i mungon çdo ndjenjë të nderit", tha presidenti ErdoÄŸan.
Ai po ashtu përmendi vrasjen brutale të civilëve në Gaza, përfshirë gra dhe fëmijë, duke shtuar se besimi në drejtësi dhe në rendin global gjithashtu është njollosur.
Ai theksoi nevojën "thelbësore" për të krijuar një shtet të pavarur dhe sovran palestinez me integritet territorial dhe kryeqytetin e tij në Kudsin Lindor në bazë të kufijve të vitit 1967.
"Komuniteti global mund të shlyejë borxhin e tij ndaj popullit palestinez vetëm përmes krijimit të një shteti palestinez", u shpreh ai.
Presidenti ErdoÄŸan po ashtu tha se Türkiye "po ndjek barbarizmin e Izraelit me shqetësim të thellë", duke theksuar se ai i referohej "barbarizmit të poshtër që shënjestron civilët që presin në radhë për ndihmë"./aa