Punimet për ndërtimin e Urës së Bilçës në Berat, po ecin me ritme të shpejta.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se aktualisht punimet janë në fazën e ndërtimit të këmbëve të para të urës.

“Dëshira për ta vënë në përdorim sa më shpejt, puna e palodhur e punëtorëve dhe moti në favorin tonë janë kombinuar bashkë. Pritjes shumë dekadeshe të banorëve të kësaj zone, buzë Beratit, po i vjen fundi. Së shpejti do të jenë vetëm disa hapa larg qytetit”, theksoi Demo.

Projekti i bashkisë Berat po bëhet realitet falë partneritetit me Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane për Zhvillim.

Kjo urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër zgjeron paketën turistike të Beratit, ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit.

Ura me gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta./ata