Qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka miratuar financimin e rrugës Kune-Hidrovor në Lezhë.

Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili solli në vëmendje përfitimet e komunitetit nga ky investim.

Ndreu bëri të ditur se projekti është hartuar nga Bashkia Lezhë dhe do të ndikojë në lehtësimin e trafikut për në zonat e bregdetit, duke i dhënë mundësinë e lëvizjes në një aks rrugor të shtuar.

“Të tjera projekte në Shëngjin dhe Lezhë do të bëhen publike së shpejti”, tha ai.

Investimet në Lezhë për përmirësimin e rrjetit rrugor synojnë afrimin me standardet e avancuara të rrugëve europiane dhe zgjidhjen përfundimisht të problemeve të trafikut për gjithë zonën bregdetare./ata