Në aksin Korçë-Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë vijuar reshje dëbore me intensitet të ulët.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se, është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

 

“Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa problem”, njoftoi ARRSH.

 

Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks, ARRSH rekomandon përdorimin e gomave dimërore dhe pajisjen me zinxhirë.