Në qytetin e Durërsit vijon puna për ndërtimin e parkimit publik.

Ky parkim ndodhet pranë Stacionit të Trenit dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm problematikën e drejtuesve të automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet social pamje nga puna për ndërtimin e godinës së parkimit publik në Durrës.

“Qendra e re e parkimit në Durrës do të ketë 396 vende parkimi dhe do të jetë një godinë me funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, ambienteve për zyra dhe aktiviteteve të tjera në një hapësirë moderne”, tha Rama.

E ndodhur midis stacionit të trenit, portit të qytetit, terminalit të autobusëve interurbanë, qendrës së qytetit dhe daljes në drejtim të rrugëve kombëtare, qendra e re e parkimit ka një potencial të veçantë në qytet, për zhvillimin, jo vetëm të zonës përreth, por dhe më gjerë./ata