Sipas një studimi dietat e pasura me ushqime ultra të përpunuar mund të jenë shumë të dëmshme për trupin, shkruan il messaggero.it.
Në veçanti, lidhja që bëhet është midis konsumit të sasive të mëdha të ushqimeve industriale (si ushqimet e gatshme, drithërat me sheqer dhe ushqimet e shpejta) dhe një rritje serioze të rrezikut të zhvillimit të 32 problemeve shëndetësore, përfshirë kancerin, diabetin e tipit 2 dhe çrregullimet mendore.
Studimi, i kryer nga një grup studiuesish nga e gjithë bota, duke përfshirë shkencëtarë nga Universiteti i Sidneit, është një nga më të mëdhenjtë në këtë sektor, duke përfshirë rreth 10 milionë njerëz.
Referenca është për ushqimet e pasura me yndyrë, kripë dhe sheqer, por në të njëjtën kohë të varfër me vitamina dhe fibra.
Problemi i vërtetë duket se janë, në fakt, të gjitha ato produkte që përmbajnë përbërës që një person normalisht nuk i përdor kur gatuan: kimikate, ngjyrues, ëmbëlsues dhe konservues.
Në mesin e atyre që konsumojnë ushqime të caktuara, janë rritur diagnozat e sëmundjeve të zemrës (50%), obezitetit, diabetit të tipit 2 (12%), sëmundjeve të mushkërive, problemeve me gjumin dhe çrregullimeve të lidhura me ankthin (48-53%).
Studiuesit i bënë thirrje shëndetit publik që të zhvillojë urgjentisht udhëzime rreth shitjes së ushqimeve ultra të përpunuara, siç është etiketimi i qartë./ata