Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi takime dypalëshe me homologë pjesëmarrës në punimet e Forumit të 3-të të Diplomacisë që po zhvillohet në Antalia, Turqi.

Hasani zhvilloi sot takime të veçanta me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan; zv/kryeministri dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel;  ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu; ministrin e Punëve të Jashtme të Taxhikistanit, Sirojiddin Muhriddin dhe ish-ministren për Punët e Jashtme të Spanjës, Ana Palacio.

Në fokus të bisedimeve ishte qëllimi i përbashkët për paqen, bashkëpunimin dhe prosperitetin rajonal, bashkëpunimi në forume globale dhe strategjitë për përmirësimin e tyre./ata