Kryetari i Partisë i Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Lezhë, Pashk Gjonin.

Meta shprehet se, Pashk Gjoni do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës, sepse ai gëzon një mbështetje dhe respekt të jashtëzakonshëm.

“Një nga kënaqësitë e kësaj fushate elektorale ka qenë njohja me Dr. Pashk Gjonin.

Dr. Pashk Gjoni do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës, sepse ai gëzon një mbështetje dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe rreth emrit të tij janë bashkuar të gjithë lezhjanët, të të gjitha partive”, shprehet Meta.

Meta shton se, “më 14 Maj, Lezha do të zgjedhë Ndryshimin dhe me Dr. Pashk Gjonin, bashkia e Lezhës do t’i rikthehet qytetarëve”.