Sulmuesi Dejvi Bregu e “bën sefte” në Poloni, tek Visla Krakov skuadra në të cilën u transferua gjatë merkatos së janarit nga Umraniespor. Ishte minuta e 54’ kur Bregu tundi rrjetën kundërshtare, duke u zhbllokuar në aspektin personal.

Vendasit shënuan në minutat shtesë të takimit, por në fund pati festë tek ekipi i sulmuesit vlonjat.

Rikujtojmë që Visla Krakov është skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit polak.

Ad 
 
Unmute