Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF) ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, temat kryesore të diskutimit në këtë takim ishin mbështetja e Türkiyes ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investimet strategjike.

Ministrja Gërvalla e ka njoftuar ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi bilateral është diskutuar edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike./aa