Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë hapet sot e cila do të jetë në funksion të misioneve të Aleancës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga montimi i 3 dronëve luftarakë “Bajraktar” që do të përdoren nga Forcat e Armatosura për misione ushtarake, por do të kenë mundësi të përfshihen dhe në operacione policore dhe civile.
Rama shprehët se dronët “Bajraktar” do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë.
Me këtë rast do të mbahet një ceremoni e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes ku janë të ftuar dhe do marrin fjalën 2 përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin dhe gjeneral lejtnant Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Presidenti Bajram Bega, Kryeministrit Edi Rama si dhe ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë.
Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojnë dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë.
AXHENDA