Chiara Ferragni është rikthyer në TV. Nga mashtrimi i supozuar i bamirësisë e deri te ndarja me Fedez, shumë tema u prekën në “Che Tempo che Fa”, ku miliarderja ishte e ftuar.
Chiara tha se është lënduar nga sulmet që ka patur dhe se gjërat duheshin bërë dhe shpjeguar në një mënyrë tjetër.
Sa i përket ndarjes nga Fedez, ajo tha: “Ne flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe prandaj nuk mund t’i mbyllim lidhjet brenda ditës. Të dy po përjetojmë një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën, kjo është pak më e fortë, ndaj le të shohim.
“Gjithmonë mendohet se një personazh pas ekranit është një personazh artificial. Gjithmonë mendohet se pas çdo lëvizjeje që bëj, ka një grup ekspertësh, dikush që më këshillon, e që vendos që unë dhe burri im të distancohemi për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ka krizë. Por nuk është kështu, nuk ka strategji, më vjen keq që njerëzit mendojnë kështu.”