Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”.

Ai ka bërë thirrje që të mos braktisen aktivitetet që organizohen nga Bashkimi Evropian, njofton Klankosova.tv.

Konjufca gjithashtu tha se Ballkani ka nevojë për konferenca ku, siç u shpreh ai, e gjejmë vetveten së bashku.

“Unë do të bëja thirrje që aktivitetet të cilat kanë qenë edhe në të kaluarën të organizuara nga Bashkimi Evropian të mos i braktisim”.
“Ballkani ka nevojë për konferenca ku ne e gjejmë vetveten së bashku, bashkëpunojmë dhe zhvillohen takime mes parlamenteve dhe mes përfaqësuesve të parlamenteve përgjatë këtyre konferencave”, u shpreh tutje ai.