Në qytetin e Durrësit po vijojnë punimet për ndërtimin e gjimnazit “Naim Frashëri”.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për rindërtimin e këtij gjimnazi.

Mazniku bëri të ditur se shkolla e re e cila po ndërtohet me financimin e Bashkimit Europian, në kuadër të programit “EU4schools”, zbatuar nga UNDP, do të jetë me standarde evropiane për 850 nxënësit dhe stafin pedagogjik që do të zhvillojnë aty procesin mësimor.
 
Shkolla e Mesme “Naim Frashëri” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ajo u shemb në nëntor të 2021 dhe së shpejti pritet të përfundojë rindërtimi i saj./ata