Gadishulli Reykjanes në Islandë u pushtua sërish nga llava e nxehtë, dallgët e së cilës raportohet se arritën deri në 50 m lartësi. Sipas vlerësimeve paraprake ky është shpërthimi më i fuqishëm i vullkanit në zonë.
Qytetet Grindavík dhe Laguna Blu u evakuuan ndërsa energjia elektrike u ndërpre plotësisht të mërkurën, për shkak të rrezikut të lartë.
Shpërthimi filloi në orën 13:00 me orën lokale, pas një tërmeti ndërsa barrierat e ndërtuara për të mbrojtur Grindavikun devijuan llavën e rrjedhur që preu dy nga tre rrugët që të çonin në qytet dhe ishte afër të arrinte në të tretën.
Situata filloi të qetësohej pasditen e së mërkurës megjithatë shtëllungat dhe retë e dendura të tymit vijuan të ngrihen ne qiell.
Zona është pjesë e sistemit vullkanik Svartsengi, që ishte i fjetur për gati 800 vjet përpara se të riaktivizohej. Shpërthime ka pasur edhe përgjatë muajt shkurt dhe mars.
Islanda, e cila ndodhet mbi një pikë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriut , sheh shpërthime të rregullta dhe ka përvojë në trajtimin e tyre.
Më shqetësues në kohët e fundit ishte shpërthimi i vitit 2010 i cili hodhi re të mëdha hiri në atmosferë dhe çoi në mbyllje të gjerë të hapësirës ajrore mbi Evropë./OraNews