Ushtria izraelite ka hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma në jug të qytetit të Gazës.

Në njoftimin nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite ka hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që prisnin për të marrë ndihma me miell dhe ushqim në jug të qytetit të Gazës.

Deklarata vuri në dukje se shënjestrimi i palestinezëve nga Izraeli është tregues se ai dëshiron të rrisë më tej urinë, të vazhdojë rrethimin dhe të vazhdojë këtë fatkeqësi humanitare në Gaza.

Më tej deklarata thekson se SHBA-ja, Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar janë plotësisht përgjegjës për përkeqësimin e situatës humanitare dhe përkeqësimin e fatkeqësisë humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës gjenocidale dhe dërgimin e 1.000 kamionëve me ndihma në të gjitha provincat, përfshirë veriun e Rripit të Gazës.

Deklarata nuk bëri të ditur vallë ka të vdekur ose të plagosur nga ky sulm i ushtrisë izraelite./aa