Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje të përkohshme armëpushimi në Gaza, e cila mund të zgjasë 6 javë para fillimit të muajit të Ramazanit.

Kirby në konferencën e përditshme për media vlerësoi gjendjen e fundit në Gaza dhe procesin e mundshëm të armëpushimit.

Sipas tij, Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm që mund të zgjasë 6 javë dhe të lejojë dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve. "Izraeli pranoi t'i përmbahej këtij kuadri, tani i takon Hamasit të bëjë të njëjtën gjë", u shpreh ai.

Ndërsa lidhur me kalendarin e një armëpushimi të mundshëm, Kirby tha: "Ne duam të shohim kjo (marrëveshja) të bëhet para fillimit të Ramazanit, ne jemi me shpresë për këtë dhe ky është qëllimi ynë këtu"./aa