Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka pritur sot Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore (SELEC), Oğuz Serkant Akın.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i mëtejshëm i Administratës Doganore shqiptare me organizatën ligjzbatuese SELEC, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar ndërkufitar, si dhe në drejtim të shkëmbimit të informacionit dhe inteligjencës kriminale.

Dy drejtuesit e institucioneve diskutuan edhe në lidhje me koordinimin e hetimeve të përbashkëta, si dhe lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mes 11 shteteve anëtare të SELEC./ata