Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka lëshuar urdhër arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Lajmi është dhënë nga News 24.

 

Mësohet se janë lëshuar gjithsej 10 masa arresti për ish-zyrtarë të kësaj bashkie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentash.

 

Ndërkohë në orët në vijim priten të tjera informacione rreth urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestua edhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.