Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar.

 

Sesioni i ri parlamentar i legjislaturës së X nisi me fjalën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila ndër të tjera vlerësoi një prioritet të punës parlamentare integrimin europian të Shqipërisë.

 

Nikolla theksoi se integrimi europian mbetet prioritet për veprimtarinë e Kuvendit shqiptar.

 

“Integrimi europian ishte dhe mbetet prioritet i veprimtarisë së Kuvendit. Kuvendi ka vijuar të përmbushë përgjegjësitë e tij në kuadër të procesit të integrimit europian në 3 funksionet e tij; ligjvënës, kontrollues/monitorues dhe zgjedhës. Për integrimin europian po punojmë bashkarisht për realizimin e një objektivi kombëtar mbipartiak”, tha ndër të tjera Nikolla.

 

Pasi në sallë u vendos himni kombëtar, deputetët në shenjë nderimi janë ngritur të gjithë në këmbë, ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu lexoi deputetëve mesazhin e presidentit Bajram Begaj.

 

Ky i fundit iu bënte thirrje klasës politike për vetëpërmbajtje dhe të dialogonin.