Misioni i ekipit të Sigurisë Rrugore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor këtë të martë ka vijuar në Laç me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjon Gjonaj”.

Përpos teorisë për rregullat bazë të qarkullimit rrugor, vogëlushët patën mundësinë t’i vinin ato në praktikë në cirkuitin e improvizuar nga DPSHTRR, me sinjalistikat kryesore rrugore.

Këndi i Sigurisë Rrugore është një nga programet e DPSHTRR përmes të cilit shpërndahet edukim përmes lojës dhe argëtimit mbi sinjalistikën rrugore.

Fëmijët në qytete të ndryshme ku ndalet ekipi mësojnë mbi situatat rrugore, duke u mbështetur në modele konkrete dhe simulime të sjelljes në rrugë./ata