Prezenca e OSBE në Shqipëri njoftoi sot përfundimin e fazës së projektimit për rikonstruksionin e Qendrës së Policisë së Shtetit për Çaktivizimin.

Ky njoftim vjen në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Çarmatimin dhe Mospërhapjen e Armëve.

Prezenca e OSBE thekson se, më pas, qendra do të pajiset me makineri të specializuara dhe punonjësit do të trajnohen për të siguruar një proces çaktivizimi të sigurt dhe efikas.

Rikonstruksioni i Qendrës është pjesë e projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me fonde të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës./ata