Baza ushtarake taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë mund të përdoret edhe për stërvitjen e ushtarëve të Ukrainës.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, duke iu përgjigjur interesit të medieve, pas mbledhjes së qeverisë, tha sot se baza ajrore e Kuçovës i ka të gjitha kushtet dhe standardet e kërkuara nga NATO, sipas saj, madje edhe më të mira, po t’i referohesh faktit se është më e fundit e ndërtuar nga NATO.

“Baza e Kuçovës është një aset që i përket NATO-s. Pa dyshim në koordinim të plotë me NATO, nëse do shikohet e nevojshme dhe e arsyeshme, do të jemi të gatshëm të mbështesim dhe të realizojmë stërvitjen e ushtarakëve të Ukrainës. Baza përmbush të gjitha standardet dhe kriteret e një baze ushtarake të NATO-s. Madje duke qenë baza e fundit e ndërtuar nga NATO, në disa aspekte i ka edhe më të mira”, u shpreh Balluku./ata