Nga 20 qershori nis operimin linja direkt Tiranë-Zagreb 2 herë në javë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) bëri të ditur sot se fluturimet drejt kryeqytetit kroat do të kryhen nga kompania ajrore “Croatia Airlines”.

Fluturimet do të kryhen çdo të premte dhe të dielë.

Në vitin 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Tirana International Airport) mirëpriti linja të reja ajrore si “Jazeera” dhe “Ryanair”, si dhe prezantoi destinacione si Napoli, Brindizi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selaniku, Comiso, Edinburgu, Mançesteri, Bukureshti, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Pragë, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino.

Përmes TIA-s fluturuan dhe linja të reja direkte, duke përfshirë “Iberia”, “Flyone” dhe “Tailwind”, duke e diversifikuar më tej portofolin e linjave ajrore.

Për më tepër, në vitin 2023 aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbonë, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë Radom./ata