Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë në Shqipëri, ndërkohë në projektin e fundit ka shpërndarë farëra të ndryshme dhe pleh kimik për familjet e fëmijëve jetimë në Lushnjë të Qarku të Fierit.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e ndarjes së ndihmave ku i pranishëm ishte edhe koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar KaÄŸan Atay, u shpreh se shpreson që kjo ndihmë të sjellë diçka shtesë në ekonominë e familjeve në nevojë

"Fakti që ju jeni mbledhur këtu tregon edhe njëherë dashamirësinë dhe miqësinë që kanë dy popujt tanë dhe Shqipëria dhe Türkiye. TIKA ka kohë që bën projekte në fushën e bujqësisë", tha Atay.

Ambasadori Atay theksoi se ndihma për familjet në nevojë me farëra dhe pleh kimik do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Nga projekti i TIKA-s do të ndihmohen 50 familje në nevojë me farëra fasule, misri, jonxhe dhe pleh kimik, në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës./aa