Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin vendas. Plot 44 vendime nga Disiplina dhe Etika, që në masë ka gjoba dhe pezullime.
Sa i takon Superligës, Vllaznia dhe Tirana janë dënuar me gjoba për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Gjobë edhe për Flamurtarin dhe Korabin. Pezullime për dhunë edhe në kategoritë e tjera dhe te moshat.
Vendimet:
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të zyrtareve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- KF Korabi, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- FC Albanet, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i FC Albanet, Albi Alushi,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Oriku, Alfredo Sinaj,për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Oriku, Serxhio Varfi,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Oriku, Erald Kapo,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Këlcyra, Robert Spahiu,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Flamurtari FC, Gerald Kapaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Pogradeci, Pandi Jance,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SH.S Pepa, Endi Pjetri,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.