Elbasani dominoi finalen e Ekipeve Sportive në Shkolla, në volejboll për djem.
Ekipi i shkollës 9-vjeçare “Hamit Uruçi” fitoi 2-0 me sete(25-21, 25-22) përballë ekipit të shkollës 9-vjeçare “”Ibrahim Doci”, e qarkut të Dibrës, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Thuajse 12 mijë nxënës të organizuar në skuadra që stërviten rregullisht, i dhanë jetë një kampionati fantastik që në basketboll (femra/meshkuj) u mbyll me fitoren e Kamzës për vajzat dhe Shkodrës për djemtë e shkollave 9-vjeçare, dhe fitues për shkollat e mesme u shpall Saranda për djem dhe për vajza.
Afro 12 mijë nxënës, të organizuar në 760 ekipe janë përfshirë në këtë lëvizje sportive gjithëpërfshirëse, duke rikthyer frymën sportive në shkolla./ata