Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte foto nga Ura Bilçës në Berat, punimet për ndërtimin e të cilës po ecin me ritme të shpejta.

“Po ecën me ritme të shpejta puna për ndërtimin e Urës së Bilçës në Berat, një nga projektet më sfidues të qytetit të UNESCO-s që po finalizohet ditës-ditës, e që do të afrojë më shumë zonat rurale me ato urbane”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar./ata