Ushtria izraelite arrestoi 37 palestinezë, përfshirë 4 gra, njëra prej të cilave gazetare, gjatë bastisjeve në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtarët izraelitë kryen bastisje në disa adresa në qytete të ndryshme të rajonit të pushtuar.

Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë në qytetin Tubas, 3 në Nablus, 6 në Betlehem, 10 persona përfshirë 4 gra në Ramallah, 2 në Khalil, 2 në Tulkarm dhe 1 në Jenin.

Në mesin e të arrestuarve në Ramallah është gazetarja Bushra al-Tavil, vajza e liderit të Hamasit, Jamal al-Tavil, i cili është në burg izraelit.

Thuhet se ushtarët izraelitë rrahën gazetaren palestineze Al-Tavil përpara se ta arrestonin.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa