Gjykata në provincën Quebec të Kanadasë vendosi të ndalojë përkohësisht grupet që mbështesin Palestinën të organizojnë protesta në afërsi prej 50 metrave nga ndërtesat që u përkasin organizatave hebraike në Montreal.
Sipas CBC News, një sinagogë në Montreal dhe organizata hebraike "Federata CJA" apeluan në gjykatë për shkak të trazirave midis grupeve që protestojnë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe mbështetësve të Izraelit.
Gjykata më pas ndaloi përkohësisht grupet që mbështesin Palestinën të organizonin protesta brenda rreth 50 metrash nga ndërtesat që u përkisnin organizatave hebraike.
Sipas vendimit, grupet që u ndaluan t'u afroheshin ndërtesave të organizatave hebraike për 10 ditë janë: Zëri i Hebrenjve të Pavarur (IJV), Montreal4Palestine, Lëvizja Rinore Palestineze e Montrealit dhe Alliance4Palestine si dhe një person i quajtur Bara Iyad Abuhamed./aa