Më shumë se 100 kolonë izraelitë kanë hyrë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Purim.
Departamenti i Vakëfit Islamik, i drejtuar nga Jordania, i cili mbikëqyr vendet e shenjta në Kuds, tha se kolonët hyrën në xhami përmes portës al-Magharima nën mbrojtjen e policisë izraelite.
Inkursioni i kolonëve vjen në mes të tensioneve në rritje në Bregun Perëndimor lidhur me ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, ku që nga tetori i vitit të kaluar janë vrarë mbi 32.200 palestinezë.
Që nga tetori, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në Bregun Perëndimor nga zjarri i ushtrisë izraelite janë vrarë të paktën 450 palestinezë dhe janë plagosur rreth 4.750 të tjerë n në Bregun Perëndimor.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë i shenjtë në botë për muslimanët, ndërsa hebrenjtë këtë zonë e quajnë “Mali i Tempullit” duke pretenduar se në kohët e lashta ishte vendi i dy tempujve hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar./aa