Kryeparlametarja Lindita Nikolla zhvilloi një takim me kryetaren e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri dhe zëvendëspresidente e Komisionit të Jashtëm në Asamblenë Kombëtare të Francës, Mireille Clapot.

Nikolla i shprehu mirënjohjen për kontributin për fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë Kombëtare.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.

Samiti u kushtohet çështjeve të rëndësishme që lidhen me rolin e edukimit në ngushtimin e pabarazive të zhvillimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin politik dhe shoqëror./ata