Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet nga Shërbimi i Radiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. Rama thotë se ka kushte e standarde optimale për të funksionuar si spital i ri ultramodern i sëmundjeve të brendshme. Po ashtu ka publikuar opinionet e stafit mjekësor.

 

“Ky spital ofron shumë lehtësi, komoditet. Kemi mundësinë e 3 sallave të reja. Ky është një hap i rëndësishëm që e pozicion këtë qendër ndër më të avancuara.

Më në fund ëndrra jonë u bë realitet.

Është fjala e fundit e shkencës.

Me këto standarde përfitojnë shërbim më të mirë mjekësor nga e gjithë Shqipëria.

Kemi ardhur në mjediset e reja të shërbimit reanimacion kardiologji. Secili pacient monitorohet në mënyrë unike.

Kushtet kanë ndryshuar.

 

Ky spital krijon kushte optimale për punën tonë si mjek. Unë besoj se është ëndërr e realizuar.

Ka ndryshim thelbësor me pavionin që kemi qenë, jemi si nata me ditën.”

 

Shërbimet e Kardiologji 1 dhe 2  janë transferuar së fundmi në Spitalin Qëndror në QSUT. Kapacitetet e këtyre dy shërbimeve janë 116  shtretër. Për fuqizimin e Kabinetit të Hemodinamikës në Spitalin e ri është instaluar angiografi i tretë (CathLab) një pajisje mjekësore e teknologjisë së lartë.

 

Aktualisht Shërbimi i Hemodinamikës në QSUT është shërbimi i vetëm në institucionet spitalore publike që trajton urgjencën kardiake 24/7 me një volum prej 5,790 ndërhyrje në vit (pacemaker, angiografi, angioplasikë). Transferimi i shërbimeve drejt spitalit të ri pritet të mbyllet me transferimin e Shërbimit të Urgjencës Polivalente në ditët në vijim.

 

 .