Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto me nënën e tij në Ditën ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin.

Meta ka uruar 8 Marsin për të gjitha gratë dhe vajzat.

“Duke i uruar Gëzuar 8 Marsin nënës dhe mësueses time të shtrenjtë, ju uroj festën të gjitha nënave tona të mrekullueshme, grave dhe vajzave shqiptare!”, shkruan Meta.

Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall e tillë në kujtim të ngjarjes së 8 marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave./ata