Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi ditën e sotme një vizitë monitoruese në Universitetin e Arteve. Gjatë kësaj vizite u ngritën disa shqetësime në lidhje me mbylljen e shkollave të muzikës në rrethe si dhe shkurtimin e orëve të mësimit të muzikës në të gjitha ciklet e mësimdhënies.

Një kërkesë e cila u ngrit gjatë këtij takimi ishte edhe shtimi i fondeve për Universitetin e Arteve pasi numri i studentëve është i ulët, dhe detyrimisht edhe të ardhurat që gjeneron universiteti.

Rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, u shpreh gjatë kësaj vizite monitoruese të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit se duhet të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur çështja e statusit të veçantë./ata