Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe të ishin simbol i një fuqie hyjnore.

Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri. Vlerat e këtyre gjetheve i bëjnë ato të dobishme për sistemin imunitar, tensionin e gjakut dhe shëndetin e sistemit kardiovaskular në përgjithësi.

Nga të gjithë përbërësit bioaktivë të gjetheve të ullirit veçohet një substancë që quhet oleuropein. Në fillim të viteve 1900 u zbulua që ky antioksidant ul në mënyrë natyrale tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Vlerat e provuara të gjetheve të ullirit

Kur krahasuan efikasitetin e ekstraktit të gjetheve të ullirit me atë të një medikamenti kundër tensionit të lartë, studimet  zbuluan se ekstrakti bimor e ulte ndjeshëm tensionin sistolik dhe diastolik.

Kjo ulje u vërejt kur pjesëmarrësit në studim morrën 500 miligramë ekstrakt të gjetheve të ullirit, dy herë në ditë për 8 javë. Gjethet e ullirit gjithashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe shmangin efektet anësore të medikamenteve.

Shëndeti kardiovaskular

Antioksidanti oleuropein bashkë me përbërësit të tjerë të gjetheve të ullirit kanë ndikim direkt në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Ato gjithashtu parandalojnë formimin e inflamacionit dhe disa tumoreve.

Diabeti

Një studim zbuloi se ekstrakti i gjetheve të ullirit ka ndikim pengues në zhvillimin e diabetit dhe shumë sëmundjeve të tjera kronike. Ato mund të ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe ta mbajnë atë nën kontroll.

Funksionet E Trurit

 

Përbërësit bioaktivë të gjetheve të ullirit zbusin simptomat e sëmundjeve mendore të lidhura me moshën siç është skleroza apo sëmundja e Alzheimerit. Sipas studimeve, antioksidantët sulmojnë radikalet e lira që dëmtojnë funksionet e trurit duke i rimëkëmbur ato.

Kundër Artritit

Gjethet e ullirit pakësojnë enjtjen e kyçeve dhe gjymtyrëve të prekura nga artriti, sepse shënjestrojnë që në fillim inflamacionin. Për më tepër, substancat e këtyre gjetheve zbusin dhimbjet kronike që shoqërojnë sëmundjen.

Kundër Baktereve

Ekstraktet e gjetheve të ullirit munden të eliminojnë një sërë bakteresh dhe mikrobesh përfshirë Escherichia coli. Këto ekstrakte janë efikase edhe kundër hepatitit B, pneumonisë, e të tjerë.

Sistemi Imunitar

Gjethet e ullirit pengojnë të ftohurën dhe janë të dobishëm kundër viruseve të rrezikshëm. Përbërësit e gjetheve eliminojnë organizmat e dëmshëm dhe nuk lejojnë shumimin e viruseve.

Si ta përgatisni Çajin e Gjetheve të Ullirit

Për të përgatitur lëngun nga gjethet e ullirit,duhet të përdorni gjethe të thata, ose të njoma në kushtet e shtëpisë.

Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të valojë. Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të valojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Lëngun këshillohet ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni dhe të tresni pak mjaltë.

Lëngu i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani nga vetja në çdo stinë./AgroWeb.org