Me vetëm 14 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më pak për të luajtur kundër Valencias, Granada është dhjetë pikë larg vendeve që i japin mundësinë e shpëtimit.

  •  
  •  
10:02 - 08.03.24gsh

Me vetëm 14 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më pak për të luajtur kundër Valencias, Granada është dhjetë pikë larg vendeve që i japin mundësinë e shpëtimit.


Edhe pse ende ka shpresë, situata duket shumë e ndërlikuar. Duke pasur parasysh këtë rënie të mundshme të skuadrës së Granadës, Sevilja mund të shfrytëzojë rastin për të nënshkruar me Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shumë klube që ndjekin hapat e tij. Në rast se përfundon me rënie, siç tregojnë rezultatet dhe ndjesitë, Myrto Uzuni do të largohej nga stadiumi “Nuevo Los Carmenes” para fillimit të sezonit të ardhshëm. Sipas informacioneve të fundit që sjell “El.Mira.es”, Sevilja është një nga skuadrat që po bën ofertë për Myrto Uzunin.

Sulmuesi shqiptar ka një nuhatje për gola, pa marrë parasysh befasinë, nuk do të luante për fanellën e Granadës edhe një sezon tjetër në kategorinë e dytë spanjolle. Rënia e mundshme e Granadës mund të jetë mundësia perfekte që skuadra e Seviljës të mbyllë transferimin e Myrto Uzunit, i cili ka një kontratë në fuqi deri në qershor 2026, por largimi mund të kompletohet nëse skuadra e tij të fitoj një shumë të mirë parash për shitjen që do të kryejë.

Siç raportohet, klubi ku luan Serxho Ramos është favoriti kryesor, por në rast se Granada përfundon poshtë, çmimi i 28-vjeçarit mund të bjerë ndjeshëm. Megjithatë, Sevilja nuk është i vetmi ekip që kërkon shërbimet e beratasit, por edhe Betis është një ndër skuadrat e interesuara. Ndaj mund të ketë një “luftë” mes dy skuadrave seviliane për nënshkrimin e sulmuesit aktual të Granadës.

SHIFRAT Sezonin e kaluar Uzuni arriti disa shifra spektakolare me Granadën, që sollën edhe ngjitjen në elitë. Në 38 ndeshje, ai shënoi 23 gola dhe pesë asistime. Këtë sezon, pavarësisht paraqitjes së dobët të ekipit, Myrto ka arritur të shënojë 7 gola në më pak se 2 mijë minuta të luajtura. Sulmuesi kuqezi është një nga gjërat e pakta që mund të shpëtohet në një sezon për t’u harruar të Granadës.