Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) mirëpriti gra krijuese të botuara jo vetëm në vendin tonë, por dhe në letërsinë europiane me një kontribut të veçantë në emancipimin e shoqërisë sonë.
“Me artin e tyre dhe me diskutimet brilante edhe sot shprehën një pjesë të botës së tyre, por drejtuan dhe kërkesat drejt një shoqërie që të jetë më e ndjeshme ndaj botimit të librit, shpërndarjes dhe dialogut me lexuesin”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të QKLL.