Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë uroi sot festën e 8 Marsit, me zërin e grave që sot janë pjesë e sektorit energjetik shqiptar.
 
Balluku ndau në rrjetet sociale një video me mesazhe nga gratë e punësuara në sektorin elektroenergjetik shqiptar, të cilat japin kontributin e tyre në një fushë të dominuar prej vitesh nga burrat.
 
Sipas Ballukut, kjo është një dëshmi e qartë e forcës, këmbënguljes dhe vullnetit për të ecur përpara kudo, pavarësisht çdo vështirësie.
 
Të punësuara në sektorë të ndryshëm të OSHEE-së dhe MIE-s, ato përcollën mesazhe të rëndësishme profesionalizmi, force dhe kurajoje në ushtrimin e detyrës./ata