Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu solli sot shembullin e kujdestares në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Burbuqe Kodrës.
Koçiu shprehu mirënjohje për Burbuqe Kodrën e cila ka 22 vite që me devotshmëri dhe përkushtim, u shërben gjysheve dhe gjyshërve në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.
Nëse do kthehej pas në kohë, Burbuqja thotë se do të bënte të njëjtën gjë, do t’u shërbente me shumë dashuri të moshuarve, të cilët kanë nevojë për ngrohtësi familjare.
“Kam 22 vite që shërbej në Shtëpinë e të Moshuarve dhe më pëlqen shumë kjo punë. Edhe po të rikthehesha prap, do të kërkoja që ta bëja këtë punë. Është bekim t’u shërbesh të moshuarve si në këtë institucion ashtu edhe në familjet tona”, shprehet ajo.
Të moshuarët në këtë shtëpi shprehen se “Burbuqja ka shërbyer në mënyrë maksimale. Jemi shumë të kënaqura me të. Komunikojmë lirshëm me të. Ajo asnjëherë nuk thotë jo. Për çdo hall që kemi, ajo është gati për ne”./ata