Huthi të Jemenit, të lidhur me Iranin, shënjestruan transportuesin amerikan “Propel Fortune” në Gjirin e Adenit, tha zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Sarea, në një fjalim televiziv herët të shtunën.
“Forcat e armatosura të Jemenit do të vazhdojnë të mbështesin operacionet e tyre ushtarake në Detet e Kuqe dhe Arabe derisa të ndalet agresioni dhe të hiqet rrethimi mbi popullin palestinez në Rripin e Gazës”, tha ai.
Zëdhënësi tha gjithashtu se ata kishin në shënjestër “një numër shkatërruesish lufte amerikane në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me 37 dronë”. Houthi-t thonë se ata kanë sulmuar korsitë e anijeve në shenjë solidariteti me palestinezët në luftën Izrael-Hamas në Gaza.