Dua Lipa është rikthyer në shkollën e saj të vjetër fillore për të surprizuar nxënësit.

Superylli i muzikës iu bashkua mikpritësit të mëngjesit të BBC Radio 1, Greg James, për habinë e madhe të nxënësve.

Gjatë vizitës, Dua u shpjegoi fëmijëve se ajo nuk ishte zgjedhur për rolin kryesor në një shfaqje në shkollë kur ishte në moshën e tyre.

Mësuesi i saj i vjetër, Rob ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë të këndshme këngëtares duke i treguar një klip të së shkuarës ku Dua paraqitet në “rolin që ajo nuk donte”, dhe aty në atë moment të veçantë ajo është ftuar të bëjë audicion për rolin kryesor që dikur ajo aspiroi.

Si një nga figurat më frymëzuese të skenës muzikore ndërkombëtare, Dua Lipa ka dhënë një mesazh të fuqishëm se me përpjekje dhe pasion, ëndrrat mund të bëhen realitet.