Për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë është krijuar biblioteka audiodigjitale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu sjell në rrjetet sociale intepretimin emocionues të aktores së Teatrit Kombëtar, Luiza Xhuvani, e cila lexon poezinë “Ku ishe ti” të poetit Frederik Reshpja, për pasurimin e bibliotekës audiodigjitale për fëmijët që nuk shikojnë.

“Faleminderit që iu bashkove nismës sonë “Dhuro zërin”.

Ti lexon një herë, ata dëgjojnë me mijëra here”, shkruan ministrja Manastirliu./ata