Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot për mediat nga Shkodra ku u zhvillua takimi i punës mes qeverisë dhe bashkive të vendit se, 20% e granteve për bashkitë do të jetë në bazë të performancës.
I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Mazniku tha se, “20% e grantit në vitin 2025 do të fokusohet në mënyrë specifike si grant performance që do të fokusohet tek mënyra si bashkitë ia dalin për të mbledhur të ardhurat e tyre”.
“20% e grantit në vitin 2025 do të fokusohet në mënyrë specifike si grant performance që do të fokusohet tek mënyra si bashkitë ia dalin për të mbledhur të ardhurat e tyre”, tha Mazniku.
“Nëse performojnë mirë në mbledhjen e të ardhurave të tyre ne do i japim dhe një mbështetje tjetër përmes grantit”, u shpreh ministri.
Kjo, shtoi ai, “nuk lidhet fare me bashkitë të majtë apo të djathtë por me tregues praktik të matshëm të transparentë performance”./ata