Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka është rritur më tej në tremujorin e tretë të vitit.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, portofoli i huasë i institucioneve financiare mikrofinanciare në fund të 9-mujorit 2023 arriti në 53.7 miliardë lekë ose pothuajse 507 milionë euro.

Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me më shumë se dy miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë të vitit dhe me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën 7% të portofolit të total të kredisë për ekonominë.

Kredia e institucioneve financiare jobanka jepet kryesisht në monedhën vendase dhe mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro./ata