Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna që vijon për ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë.
Rama shprehet se kjo rrugë do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.
Kryeministri thekson se “ky është një investim kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit”.
“Puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik”, nënvizon Rama./ata