Gazetari amerikan me origjinë hebreje, Aaron Gell tha se mbështetja për sionizmin në SHBA ka rënë.

Gell iu përgjigj me shkrim pyetjeve të gazetarit të Anadolu (AA) pas interesit intensiv për artikullin e tij në "The New Republic" me temën "A e ka humbur debatin sionizmi?" me të cilën ai tërhoqi vëmendjen se protestat për anti-sionizmin në SHBA janë shtuar dhe se ka patur pjesëmarrje intensive.

Pasi vuri në dukje sondazhin e publikuar më 5 nëntor 2023 nga institucioni Think Tank "Data for Progress", Gell njoftoi se mbi 60 për qind e votuesve amerikanë mbështesin armëpushimin në Gaza.

Sipas tij, mbështetja ndaj sioznimit në SHBA ka rënë. "Më shumë amerikanë me origjinë hebreje sesa kam parë më parë, e përkufizojnë në mënyrë të hapur veten si kundër sionizmit. Ndërsa ata që e përkufizojnë veten si sionistë duken sikur kanë vënë në pikëpyetje lidhjen e tyre (ndaj ideologjisë)", tha Gell.

"Ka konflikte të thella brezash mes hebrenjve të rinj dhe hebrenjve të moshuar"

Gell tërhoqi vëmendjen se rënia e mbështetjes ndaj sionizmit ndikon edhe në marrëdhëniet personale dhe familjare të amerikanëve me origjinë hebreje.

"Ka konflikte të thella brezash mes hebrenjve të rinj që janë anti-sionistë ose të shkëputur nga Izraeli dhe hebrenjve të moshuar që kanë ende lidhje të thellë me vendin", tha Gell i cili ka bërë të ditur se kjo lidhje buron kryesisht nga momentet traumatike që ka shkaktuar Holokausti.

Pas pyetjes nëse është apo jo e përhershme rënia e mbështetjes, Gell tha: "Kjo rënie e mbështetjes do të thellohet për sa kohë që Izraeli vazhdon të drejtohet nga një qeveri nacionaliste e ekstremit të djathtë. Shumica e amerikanëve me origjinë hebreje, me të vërtetë nuk mund të mbështesin një shtet etnik që abuzon dhe kryen krime lufte në emër të tyre".

Duke bërë të ditur se ka mosmarrëveshje mendimesh lidhur me burimin e situatës aktuale në Gaza, Gell tha se disa mendojnë se "kjo situatë e përkohshme" do të ndryshojë me humbjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa disa të tjerë mendojnë se "abuzimi ka depërtuar brenda sionizmit".

Pasi tërhoqi vëmendjen se një shoqëri e bazuar në ndarje etnike, feje, gjinie apo diskriminimi i klasave është me të meta, Gell potencon se Izraeli aktualisht është një vend i tillë.

Në pyetjen se si ka reaguar lobi izraelit në SHBA ndaj rënies së mbështetjes për sionizmin, Gell thotë se këta njerëz ata i përshkruajnë si "anti-semitë" të gjithë ata që kritikonin sionizmin.

"Ushtroni presion pa kërkuar falje dhe prisni që të dalin jashtë"

Në artikullin e tij, Gell lidhur me idetë e Ze'ev Jabotinsky, themeluesit të Sionizmit Revizionist ka deklaruar se "Receta e tij ishte e thjeshtë: Ushtroni presion pa kërkuar falje dhe prisni që ato të dalin jashtë".

Duke vënë në dukje ndikimin e kësaj ideologjie në shfaqjen e partisë Likud të Netanyahut, Gell tha më tej: "Muri që rrethon Gazën u quajt "Muri i Hekurt" për shkak të artikullit të famshëm të Jabotinsky-t. Edhe pas gjithë këtyre viteve, kjo ide drejton ende politikat katastrofike të Izraelit, pavarësisht se palestinezët refuzojnë qartë të heqin dorë nga lufta për të përcaktuar vetë fatin e tyre"./aa